Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Dobroshec të Drenasit është djegur një stallë e bagëtive.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë stalla e bagëtive”, thuhet në raportin policor, përcjell DrenicaPress.
Sipas policisë, njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz./Drenicapress.info


