back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenas: Çfarë u diskutua sot në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri

Drenas: Çfarë u diskutua sot në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Drenasit ku anëtarët e këtij këshilli kanë votuar unanimisht planin e punës për vitin 2017.

Mbledhjen e ka kryesuar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ndërsa ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e KKSB-së, përfaqësues të KFOR-it dhe të OSBE-së.

Në këtë takim fillimisht është votuar procesverbali i mbledhjes së kaluar, pastaj plani i punës për KKSB-në për vitin 2017.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka paraqitur informatën lidhur me eleminin e deponive ilegale në Komunën e Drenasit dhe lidhjen e kontratave me dy operatorë ekonomik për kryerjen e këtij shërbimi për pastrimin e deponive. Ne këtë takim, po ashtu është diskutuar edhe hartimi i një plani operativ për reagime emergjente i cili do të hartohet ditëve në vazhdim, diskutimi për sinjalizimin apo rrethimin e zonave të eksplatuara dhe pengesat në rrugë (shtylla të ndryshme) dhe mundësia e largimit të tyre.

Të Fundit

Sport

ShowBiz