back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, a ishte ushtari i UÇK-së i vrarë më parë dëshmitar i...

Drenas, a ishte ushtari i UÇK-së i vrarë më parë dëshmitar i Gjykatës së Hagës?

Të ngjajshme

Pas një kohe të gjatë, Amber flet hapur për gjyqin ndaj Depp

Amber Heard thotë se nuk dëshiron të flasë më...

46 aksidente brenda ditës/ Policia: Kemi ndëshkuar 2062 kundërvajtës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve...

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht...

Aksident mes tri automjeteve në Mamushë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Mamushë,...

Armëmbajtje pa leje në Dushkajë të Pejës, policia sekuestron pushkë dhe municion

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës nën...

Trupi i pajetë i ish-ushtarit të UÇK-së, Bedri Curri, tash e disa ditë po pushon në varrezat e fshatit. Për familjen Curri nga fshati Korreticë e Epërme e Drenasit, mbetet mister vrasja e djalit të tyre. Ata thonë se nuk kanë marrë asnjë informacion se si ka ndodhur kjo vrasje, transmeton KTV.

Derisa nuk pranojnë të flasin para kamerës, prapa saj thonë se nuk kanë kurrfarë informate nëse Bedri Curri do të ishte dëshmitar i Gjykatës Speciale.

Edhe bashkëluftëtarët e tij kanë thënë se nuk janë në dijeni nëse Bedri Curri ishte i përfshirë në një proces të tillë. I ndjeri Bedri Curri kishte më shumë se një vit që ishte kthyer në Kosovë dhe po tentonte t’i rregullonte dokumentet për t’u pajisur me statusin e invalidit të luftës së UÇK-së.

Bedri Curri është gjetur i vrarë pasditen e së enjtes së kaluar në mal, afër fshatit Korreticë e Epërme të Drenasit. Policia e Kosovës ka thënë se po bëhen hetime intensive, por nuk ka dhënë asnjë detaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz