Lajmi i publikuar pak orë më parë se sot në SHFMU “Xhevë Lladrovci” në Shkabaj, ka pas gjuajtje me armë zjarri, është demantuar nga drejtori i shkollës, Valdet Nika.
Nika për drenicapress.info është shprehur se rasti në fjalë nuk ka të bëj as me inspektoratin e punës dhe as me punësimin. Ka qenë një zënkë, për të cilën është njoftuar edhe Drejtoria e Arsimit në Drenas dhe rastin e ka marrë në dorë policia e Kosovës.
Drejtori Nika është shprehur se në SHFMU “Xhevë Lladrovci” ka pas mbledhje të sindikatës, të cilën e ka thirrur kryetari i sindikatës në nivel shkolle, Mehmet Kurrumeli.
“Në takim kanë qenë edhe dy përfaqësuesit të sindikatës në nivel vendi, Hajriz Berisha dhe Murat Hajdini si dhe kryetari i sindikatës në nivel komunal, Ilaz Dervishi. Mbledhja është mbajtur në mes të dy ndërrimeve dhe për këtë ekziston edhe procesverbali. Ka qenë vetëm një pikë e rendit të ditës: Zgjedhja e kryetarit të sindikatës në nivel shkolle”.
“Lajmi i publikuar në mediet e shkruara është plotësisht i pavërtet sepse nuk ka pas gjuajtje me armë zjarri. Autorët e këtij lajmi mbajnë përgjegjësi morale. E gjitha kjo ka qenë një zënkë për të cilën janë informuar organet kompetente”, është shprehur drejtori i shkollës “Xhevë Lladrovci” Valdet Nika për portalin drenicapress.info. /Drenica Press/