back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëDrejtori Nasuf Aliu premton mbështetjen akoma më të madhe të prodhuesve

Drejtori Nasuf Aliu premton mbështetjen akoma më të madhe të prodhuesve

Të ngjajshme

​Prezencë e shtuar e policisë, kryetarët serbë sot marrin drejtimin e komunave në veri

Përreth e para Komunës së Leposaviqit janë prezentë pjesëtarë...

Petrit Hajdari tërhiqet nga gara për deputet

Petrit Hajdari, ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës...

Komuna e Mitrovicës Veriore gati për betimin e kryetari të ri

Komuna e Mitrovicës Veriore tashmë është gati për ta...

Dita e fundit si kryetar i Leposaviqit – Lulzim Hetemi gati për ta dorëzuar postin

Lulzim Hetemi ka njoftuar se është gati ta dorëzojë...

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Mitrovicës Nasuf Aliu, ka marrë pjesë në panairin e produkteve vendore, ku ka thënë se qytetarët duhet të kenë  më shumë besim në to. Ai ka kërkua nga të gjithë që të konsumojnë prodhimet vendore, sepse kështu ndihmohet vendi.

Drejtori Aliu thotë se heqja e produkteve të pa paketuara nga tregu i prodhimit vendor është shembull i mirë, andaj edhe kërkoi që të respektohet standardi i vendeve të zhvilluara. Ai i garanton qytetarët se prodhimet vendore janë të sigurta, pasi që këtë e ka konfirmuar edhe Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës.

Drejtori Aliu shton se Kosova duhet dhe mund të jetë shembull i mirë në rajon duke i zbatuar standardet të cilat i zbatojnë edhe vendet e zhvilluara, sepse biznesi vendorë ballafaqohet me problemet e shumta, siç janë ngarkesat e panevojshme të taksave doganore për lëndë të parë, për teknologjinë, interesi bankar tejet i lartë, infrastruktura fizike për energjinë elektrike tejet e shtrenjtë, probleme këto që e ngarkojnë produktin vendorë.
Drejtori Aliu shtoi se komuna e Mitrovicës, aq sa i lejojnë mundësitë buxhetore, do t’i përkrah prodhuesit në fushën e promovimit të të gjitha produkteve të prodhimit vendor, andaj edhe i inkurajon ata për punë të vazhdueshme dhe të palodhshme.
unnamed-(3).jpg
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz