back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeDrejtori i Radio Kosovës nxjerr dokumente të tjera: “Në vitin 2017 në...

Drejtori i Radio Kosovës nxjerr dokumente të tjera: “Në vitin 2017 në RTK, Jeta Xharra brenda ditës i ka rru 80 mijë euro”

Të ngjajshme

Fjalët e perandorit Justinian zbulojnë vitin kur e ndërtoi bazilikën në qytetin e lashtë në Dardani

Gërmimet e sivjetme të arkeologëve në Parkun Arkeologjik Ulpiana,...

Newcastle po i shpenzon paratë e Isakut? Arrin marrëveshje me yllin e Aston Villas

Skuadra e Newcastle Unitedit ka arritur marrëveshje me futbollistin...

Kori i Filharmonisë së Kosovës në Hamburg

Kori i Filharmonisë së Kosovës e nis sezonin e...

Ramadan Morina ka shtetësi të Serbisë, gjykata e paraburgosi nga frika e arratisjes

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka caktuar...

Drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili ka vazhduar me publikimin e dokumenteve të tjera, lidhur me emisionet e BIRN dhe Jeta Xharrës në vitin 2017.

Sipas tij, në vitin 2017, Jeta Xharra brenda ditës ka arritur të bëjë marrëveshje me RTK-në në vlerë 80 mijë euro.

“Dmth, më 28 prill 2017 e ka bo kërkesën në RTK, me urgjencë po atë ditë u shqyrtu kërkesa, u miratu edhe u lidh tu-xharrllaku për 80 mijë euro”, shkruan mes tjerash Halili.

Halili shkruan se për këtë nuk kishte pasur as konkurs, e që siç thotë ai “Neni 12 i Ligjit për RTK-në (Ligji nr.04/L-046) obligon të hapet konkurs për veprat adiovizuele”.

“Vendimi ka hyrë në fuqi prej muajit maj 2017, (siç e shihni bashkangjitur) ndërsa e ka pasë një kontratë paraprake valide me RTK deri më 30 qershor 2017, siç e shihni në dokumentin 3 bashkangjitur”, shkruan tutje Drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili.

Për “marrëveshje korruptive”, Halili shkroi qysh në fillim të javës.

Ai thoshte se ka kurdisje për kthimin e emisioneve të Jeta Xharrës në RTK.

Sipas tij, më 6 gusht 2025 ai kishte marrë gabimisht e-mail që përmbante udhëzime për favorizimin produksionit në procesin e aplikimit, pa u zhvilluar konkurs publik siç e kërkon Ligji për RTK-në. Halili të hënën publikoi disa e-maile, ku specifikoheshin kushtet të cilat duhet t’i zbatojë BIRN-i, ku thoshte se ka shkelje të mëdha ligjore, madje të gjithën e quajti “procedurë korruptive”.

“Sipas nenit 12 të Ligjit për RTK (Ligji Nr. 04/L-046), produksionet e pavarura pranohen vetëm përmes konkursit publik. Në këtë rast nuk ka pasur konkurs, çka përbën shkelje të procedurave të ligjshme dhe të parimit të konkurrencës së hapur për projektet që financohen nga fondet publike ose përmes hapësirës publike me pagesë. Ky veprim është veçanërisht shqetësues në rrethanat kur RTK po përballet me sfida të mëdha financiare dhe punëtorët ende nuk i kanë marr pagat e muajit korrik. Përgatitja e një kërkese të personalizuar për një subjekt të veçantë, pa hapur garë publike, dëmton integritetin institucional dhe besimin e publikut”, shkruante drejtori i Radio Kosovës më tutje.

Për kurdisjet që pretendonte Halili, pati një reagim edhe nga “Jeta në Kosovës” e Jeta Xharrës të cilët e akuzonin Halilin për shpifje.

“Ne jemi krenarë që jemi organizata dhe mediumi i parë në Kosovë dhe ndër të vetmit që të gjitha të hyrat dhe shpenzimet i kemi publike dhe secili qytetar i Kosovës mund t’i kontrollojë ato.Në fushatën shpifëse dhe në ndihmë të Kastratit, të afërt me Devollët, është vendosur edhe drejtori i Radios së RTK-së, Arsim Halili. Ai, në një postim me shumë shpifje, gjoja ka alarmuar për një situatë abuzive me fondet publike.Z.Halili shpif kur e emëron BIRN-in si subjekt privat. Kjo e pavërtetë kuptohet lehtë — BIRN është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe nuk është subjekt privat.Në postimin e tij, z.Halili pretendon se marrëveshjet në mes të BIRN dhe RTK-së janë zhvilluar pa procedura të prokurimit dhe me marrëveshje të dyshimta antiligjore. Kjo është 100% e pavërtetë”, thuhej në reagim.

Sipas tyre të gjitha marrëveshjet në mes të BIRN dhe RTK-së kanë ndjekur procedurat, siç thonë ata “skajshmërisht ligjore”.

“Në asnjë raport të auditimit këto marrëveshje nuk janë cilësuar si të paligjshme, në të gjitha hetimet që i kanë zhvilluar autoritetet për RTK-në është konstatuar ligjshmëri e skajshme në këto marrëveshje, për më tepër edhe gjykata i ka konsideruar të ligjshme marrëveshjet në procedurën përmbarimore me RTK-në.”, thuhej tutje në reagimin e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz