Drejtori i QKMF-së në Skenderaj: Një nga infermierët ka marrë trauma psikike nga dhuna (VIDEO)
BILLI

Lexo edheSkenderaj, fshati Lubavec do të bëhet me rrjet të ri elektrik, kjo është gjendja e tanishme ( FOTO)

Me këtë rast një nga mjekët ka marrë trauma psikike nga ky rast.
Kështu ka thënë në një intervistë në emisionin ‘Info Magazine’ në Klan Kosova, Agron Mehmeti, drejtor i QKMF-së në Skenderaj.
“Punëtori i sigurimit ka provuar ta qetësojë situatën por fatkeqësisht, një nga infermierët tanë ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar trajtim në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa sot i njëjti ka kërkuar ndihmë nga Shërbimi Psikiatrik në Qendrën Klinike dhe Universitare, për shkak të traumës psikike dhe ka filluar trajtimin psikik”.
Mehmeti ka treguar edhe momentin se kur ka filluar dhuna ndaj mjekëve të QKMF-së.

Lexo edheSkenderaj, fshati Lubavec do të bëhet me rrjet të ri elektrik, kjo është gjendja e tanishme ( FOTO)
“Personi ka filluar të xhirojë me telefon dhe ekipi kujdestar ka kërkuar që të mos xhirojë me telefon gjatë kryerjes së shërbimit dhe aty ka filluar një tensionim i shoqëruesit të pacientit, ka filluar me sulm fizik. Janë njoftuar policia dhe janë marrë masat e duhura”.