I dyshuari për vrasjen e djeshme të dy miqve të tij, Astrit Isufi është arrestuar mëngjesin e sotëm.
I njëjti u arrestua i plagosur dhe derisa po tentonte të fshihej në një shtëpi të pabanuar.
Pas arrestimit ai është dërguar për trajtim në QKMF-në e Malishevës, por më pas u transferuar në QKUK.
Në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore para mediave është deklaruar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
Syla deklaroi se ai u soll aty rreth orës 08:30, transmeton lajmi.net.
“Është pranuar një pacient mashkull i sjellur nga Policia e Kosovës, i lindur më 1984 me plagë të marra nga arma e zjarrit. Deri tani është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe ka vazhduar trajtimin pas ekzaminimeve të kryera dhe konsultave pacienti është transferuar në klinikën e Kirurgjisë Abdominale”, deklaroi Syla.
Viktima në rastin e vrasjes së djeshme në Malishevë janë dy vëllezërit e gruas së dorasit, Naim dhe Driton Morina./Lajmi.net/
