BallinaLajmeDrejtori i AKI-së, Agron Selimaj takon të parin e CIA-s

Drejtori i AKI-së, Agron Selimaj takon të parin e CIA-s

Të ngjajshme

Ballkani “shkatërron” Dritën, rikthehet në krye të Superligës

Ballkani ka arritur një fitore të madhe në Superligën...

Rama: Bllokimi i TikTok-ut solli masa për mbrojtjen e fëmijëve, u vendosën filtra

Një vendim të panevojshëm e ka cilësuar kryeministri i...

Siklet në zgjedhjet presidenciale të Barcelonës: Ter Stegenit i mohohet e drejta e votës

Zgjedhjet presidenciale të Barcelonës nuk mungojnë kurrë surprizat. Një...

Rama jep detaje: Prishtina ka përcaktuar lokacionin zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte

Kryetari Përparim Rama, njofton se kryeqyteti ka përcaktuar lokacionin...

Një foto e takimit të  Drejtorit të AKI-së Agron Selimaj me Drejtorin e CIA-s John Brennan ështe postuar në ueb-faqen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Takimi është zhvilluar në selinë e CIA-s në Lenglli më 4 prill të vitit 2016.

Sipas burimeve të RTK-së, bashkëpunimi i AKI-së me CIA-n amerikane është i nivelit të lartë,  ndërsa shtrihet në disa rrafshe të veçante ku prin lufta kundër radikalizmit e terrorizmit, luftimi i spiunazhit në dëm të sigurisë, luftimi i sabotazhit drejtuar infrastrukturës vitale, luftimi i krimit të organizuar, por edhe në shumë fusha tjera të interesit reciprok.

Po ashtu bashkëpunimi shtrihet edhe në luftimin e aktiviteteve që bien ndesh me të drejtën humanitare ndërkombëtare, trafikimin ilegal të substancave ilegale, apo transportin e armëve ose të komponentëve të tyre , akteve të dhunës së organizuar si dhe çështjeve tjera që kanë të bëjnë me kërcënime serioze ndaj shëndetit apo sigurisë publike.

Natyrshëm CIA konsiderohet  partneri më i madh i AKI-së ndërsa bashkëpunimi dhe partneriteti mes këtyre dy agjencive të sigurisë është interes strategjik i Republikës së Kosovës.

Duhet theksuar se AKI nga të gjitha institucionet simotra rajonale prin me bashkëpunim me CIA-n.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz