BallinaLajmeDrejtori ekzekutiv i Shell: Europa mund të ballafaqohet me mungesë karburantesh nëse...

Drejtori ekzekutiv i Shell: Europa mund të ballafaqohet me mungesë karburantesh nëse nuk rihapet Ngushtica e Hormuzit

Të ngjajshme

Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet aktakuzë ndaj 8 personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda,...

Mbappé e vë në shënjestër Brazilin: mund të luajë edhe më shumë se 45 minuta

Prania e Kylian Mbappés në ndeshjen mes Francës dhe...

Shifra alarmante: Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur tremujori

Shifrat nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tregojnë...

Europa mund të përballet me mungesë energjie dhe karburantesh që nga muaji i ardhshëm nëse ngushtica e Hormuzit nuk rihapet, paralajmëroi shefi ekzekutiv i Shell, kompania më e madhe e naftës në Europë.

Ai tha se kompania po punon me qeveritë për të adresuar krizën e furnizimit, e cila tashmë ka çuar në racionim energjie në Azi. Çmimet e naftës ranë në rreth 100 dollarë për fuçi, nga 114 dollarë në fillim të javës, pas raportimeve për një plan paqeje 15-pikësh të Shtëpisë së Bardhë për Iranin.
Pa rikthimin e furnizimeve nga Gjiri përmes Hormuzit, Europa mund të përballet me mungesa të karburanteve fosile brenda javësh, tha Wael Sawan. Ai paralajmëroi se kriza ka rritur çmimin e karburantit për avionë dhe mund të ndikojë më pas në dizel dhe benzinë, sidomos me fillimin e sezonit veror të vozitjes.

Ministrja gjermane e ekonomisë, Katherina Reiche, paralajmëroi gjithashtu se mungesa e furnizimit mund të vijë në fund të prillit ose majit, duke shtuar se vendimi për të hequr gradualisht energjinë bërthamore ishte gabim dhe se importet e mëdha të gazit do të jenë të domosdoshme.
Larry Fink, shefi i BlackRock, tha se nëse Irani mbetet kërcënim dhe çmimet e naftës qëndrojnë të larta, kjo mund të sjellë vite me naftë mbi 100 deri 150 dollarë për fuçi dhe një recesion të thellë global.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz