back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeDrejtoresha e Shpend Ahmetit e punëson në zyre të dashurën e djalit

Drejtoresha e Shpend Ahmetit e punëson në zyre të dashurën e djalit

Të ngjajshme

Kurti- opozitës: Qyqanë, e të padijshëm- me juve Kurti edhe 20 vjet në pushtet

Avokati Arianit Koci ka goditur opozitën, duke i quajtur...

Kush është James Rubin?

James Rubin është një diplomat dhe ekspert i njohur...

Gjykimi i madh- vëllezërit e ish-presidentit Thaçi mbërrijnë në Dhomat e Specializuara

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do...

Nait Hasani dhe vëllezërit e Thaçit sot në Hagë për dëshminë e James Rubin

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do...

Ymeri: Presidentja ka keqpërdorur pozitën e saj në rastin me kameramanin

Analisti politik Visar Ymeri, në emisionin “VV Show” të...

Në Komunën e Prishtinës e cila kryesohet nga Shpend Ahmeti po punësohen të afërmit e udhëheqësve komunal.

Nëse gjithçka u shkon mirë në lidhjen e dashurisë, Maleta Mjeku do të bëhet reja e drejtoreshës së Administratës në Komunën e Prishtinës, Vasilika Zotaj.Drejtoresha Zotaj e cila vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po dëshiron që renë e ardhshme ta ketë afër vetës. Nëpërmjet një konkursi publik, Maleta Mjeku është punësuar si asistente e drejtoreshës Vasilika Zotaj.

Maleta Mjeku ka marr 80 pikë nga Komisioni Përzgjedhës për pozitën “Bashkëpunëtore Administrative në Drejtorinë e Administratës”.“Ju lutem mos u merrni me jetën personale të një vajze të re, se kë ka pas ose ka të dashur. Unë ju garantoj që nepotizëm nuk ka. Nuk kemi asnjë lidhje familjare. Është zgjedhur me konkurs, pasi ka bërë një praktikë. Është me kontratë mbi vepër për 6 muaj.”, tha për Realitetin drejtoresha e Administratës në Komunën e Prishtinës,Vasilika Zotaj.

“Unë Doni dhe Maleta”, thuhet në një përshkrim të fotografisë që Zotaj e ka postuar në rrjetin social facebook në janar të këtij viti, ku në fotografi duket djali i sajë dhe e dashura e tij, tash punonjëse e Zotaj.Tek kushtet e konkursit është kërkuar, diplomë Universitare ose diplomë shkollës së mesme. Lajmi.net ka mësuar se ajo nuk ka diplomë Universitare, pasi është në vitin e dytë të fakultetit.
Është kërkuar ‘Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative’, të cilat nuk i ka, ‘Aftësi për të punuar me vet inicativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuar”, etj.Sipas kushteve të konkursit, detyrat kryesore të Mjekut janë pranimi i palëve në zyrën e drejtoreshës Vasilika Zotaj. Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera të drejtorit si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik; Mban kontakte ne emër të drejtorit me punonjësit e institucionit, zyrtarët e larte, dhe publikun, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave, etj.
Si pjesë e koalicionit bashkëqeverisës PSD-AKK, Vasilika Zotaj ishte emëruar drejtoreshë e Administratës në mars të këtij viti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz