back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeDrejtoresha e Shëndetësisë: Shumë bashkatdhetarë kanë ardhur në Mitrovicë, po lëvizin nëpër...

Drejtoresha e Shëndetësisë: Shumë bashkatdhetarë kanë ardhur në Mitrovicë, po lëvizin nëpër qytet

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Berani, ka konfirmuar dje se akoma nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus në Mitrovicë.
Ndër të tjera, ajo ka kërkuar kujdes nga qytetarët, duke thënë se ka shumë mërgimtarë që kanë ardhur nga vendet evropiane.

Ajo thotë se ata po lëvizin nëpër qytet, mirëpo shton se ata janë evidentuar dhe po monitorohen.

Publikimi i plotë:

Ndjej obligim, të dashur qytetar, të ju njoftoj se në MITROVICË ende nuk kemi të konfirmuar ndonjë rast me COVID-19.

Gjithësesi, ju njoftoj se kemi shumë bashkëatdhetar të cilët kanë ardhur nga shtetet evropiane në qytetin tonë. Ne i kemi evidentuar dhe jemi duke i monitoruar, mirëpo ata edhe mund të lëvizin nëpër qytet.

JU LUTEMI, QËNDRONI NË SHTËPI. Ditët në vazhdim do të jenë ditët më kritike në përhapjen e këtij virusi, andaj luteni t’i përfillni këto rekomandime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz