BallinaLajmeDrejtësia që po vonon për gratë e dhunuara, flet Vasfije Krasniqi-Goodman

Drejtësia që po vonon për gratë e dhunuara, flet Vasfije Krasniqi-Goodman

Të ngjajshme

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Prizren

Sot rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit...

Tragjedi në Piranë të Prizrenit, vdes këmbësori 81-vjeçar pasi u godit nga vetura – policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në magjistrlaen Prizren-Gjakovë, në fshatin...

Dy të arrestuar për përfshirje në rrahje në stadiumin e Shtimes

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë...

Protesta në Shqipëri/ Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është...

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Zëri i saj, ani pse nën emocione të shumta, u bë një nga më të fuqishmit për të dëshmuar mizorinë e serbëve në Kosovë.

Nuk kishte si të mos e kaplonin lotët kur ndante rrëfimin më të trishtuar të jetës së saj, për t`iu dhënë forcë mijëra grave të dhunuara gjatë luftës, të mos heshtin.

Historia e saj nuk ishte vetëm e saj, ashtu siç drejtësinë nuk e kërkon vetëm për vetën por për të gjitha gratë që kanë përjetuar të njëjtën gjë.

Andaj, ky 8 Mars, dita e gruas, e gjen Vasfije Krasniqi-Goodman, në Kosovë, si në shumë ditë të tjera, krah grave që patën të njëjtin përjetim.


Në një intervistë për T7 ajo tregoi se na çfarë gjendje i gjen kjo festë e gruas , gratë që ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës duke e ditur që një pjesë e tyre nuk e kanë përkrahjen e familjes.

Vasfija tregon se hallet me të cilat ballafaqohen këto gra janë të shumta e që lidhen me mirëqenien e tyre emocionale e edhe financiare.

Por tash kur po vazhdon procesi i njohjes së statusit të tyre drejt marrjes së pensionit, Vasfije Krasniqi Goodman thotë se duhen bërë hapa më të shpejtë deri në finalizimin e këtij procesi.

Megjithatë ajo insiston se duhet të ekzistojë kujdes më i madh institucional dhe mbështetje shtetërore më e madhe ndaj këtyre grave, ani pse sipas saj, përkrahja nis nga familja.

Megjithatë gratë që ishin viktima të dhunë seksuale në luftë mund të jenë dëshpëruar nga mungesa e drejtësisë pasi deri më tani askush nuk është dënuar për krimin e bërë ndaj tyre.

E kjo sipas saj po e zbeh besimin tek gratë ani pse nuk duhet rreshtuar asnjëherë së kërkuari drejtësinë.

Ajo ka arritur të grumbullojë edhe disa mjete që mendon t’ua dhurojë shoqatave të grave në Kosovë gjithnjë duke shprehur edhe mirënjohjen ndaj atyre që i janë gjendur pranë.

Ani pse vlerëson se nuk ka data të caktuara kur duhet shprehur respekti e përkrahja ndaj grave, kjo grua e fuqishme, në ditën e gruas u dërgoi një porosi të gjitha atyre grave, zëri i të cilave është bërë tash e një kohë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz