Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas tentoi të hidhej nga kati i dytë i shtëpisë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 08:00, shkruan lajmi.net.
Policia njoftoi se “i dyshuari mashkull fillimisht ka shkaktuar dhunë në familjen e tij duke sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë djalin e tij mashkull, pastaj ka tentuar të bie nga kati i dytë i shtëpisë”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë arritur ta parandalojnë aktin dhe ta shpëtojnë të dyshuarin.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Lajmi.net/