BallinaLajmeDrama me pjesëtarët e FSK-së, sqarimi për trysnin nga Beogradi

Drama me pjesëtarët e FSK-së, sqarimi për trysnin nga Beogradi

Të ngjajshme

“Përplasje” institucionale për Rugovën: Pacolli i dërgon letër Muhaxherit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi,...

Gërvalla: Drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale, përgjegjësi për kriminelët serbë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, mori pjesë...

Kryeziu publikon formacionin zyrtar të Kosovës U21 ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës U21, sot luajnë ndeshjen e radhës...

Arsenali interesohet për yllin e ri të Serie A, që luan te Roma

Kryeqyteti italian, Roma, është kthyer në një pikë të...

Ndonëse në media është raportuar se rreth 20 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb nga rajoni i Gjilanit kanë paraqitur kërkesë për t’u larguar nga ky institucion, mirëpo, nga  këta të fundit nuk del të jetë kështu.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për “Indeksonline” ka shpjeguar situatën zëdhënësi për informim i FSK-së, Ibrahim Shala.

Shala ka bërë të ditur numrin e saktë të kërkesave të këtyre pjesëtareve me arsyen e largimit nga institucioni në fjalë.

“Te ne kanë paraqitur 8 persona, (tetë) pjesëtarë të FSK-së të komunitetit serb kanë kanë paraqit kërkesë për me u largu nga FSK-ja. Për numër tjetër ne nuk kemi mirëpo nuk do të thotë që kjo nuk mund të ketë rritje”, ka thënë Shala.

Më tej, zyrtari i FSK-së ka theksuar se çdo pjesëtarë i FSK-së pajisjet me kontratë. Sipas tij, kërkesa e tyre për hyrje apo dalje shqyrtohet me kohë nga personat përgjegjës.

“Hyrja në FSK është vullnetare edhe dalja është vullnetare. Pjesëtarët e FSK-së kanë një kontratë me FSK-në dhe të njëjtit bëjnë një kërkesë për dalje nga FSK-ja, kërkesa fillimisht shqyrtohet  sipas rregullores dhe ligjeve që ka FSK-ja. Afati i shqyrtimit shkon deri në gjashtë muaj”, ka deklaruar ai për Indeksonline.

Në fund, Shala shton se pjesëtarët në fjalë këto kërkesa i bëjnë për shkak të presionit që kanë nga Serbia përkatësisht  Beogradi. Sipas Shalës, presioni iu bëhet të njëjtëve  dhe po ashtu  familjeve të tyre.

Ndryshe, Forca e Sigurisë është themeluar në vitin 2009, sipas Planit gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, të presidentit Marti Ahtisaari, në bazë të së cilit ishte shpallur pavarësia e Kosovës.

Rikujtojmë, se FSK-ja numëron më shumë se 2000 pjesëtarë, prej të cilëve 200 u përkasin komuniteteve pakicë, kurse 100 nga komuniteti serb./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz