back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDr. Bashkim Gllareva (59) ndez shpresën në Drenicë, qytetarët kanë respekt dhe...

Dr. Bashkim Gllareva (59) ndez shpresën në Drenicë, qytetarët kanë respekt dhe përkrahje për doktorin e Presidentit Thaçi (FOTO)

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Dr. Bashkim Gllareva (numri 59), ka vazhduar me intensitet takimet me qytetarë dhe përfaqësues të sektorit privat, duke dëshmuar mbështetje të gjerë dhe besim të madh në vizionin e tij për të ardhmen e vendit, përcjellë Drenica Press.
Mbrëmë, në fshatin Nekoc, Dr. Gllareva, së bashku me kandidatin Rashit Qalaj, u takua me qytetarë të angazhuar dhe të vendosur për ndryshim. Banorët shprehën qartë gatishmërinë për ta mbështetur Dr. Gllarevën në këtë garë zgjedhore, ndërsa ai u zotua se do t’i përfaqësojë denjësisht interesat e tyre dhe do të jetë zëri i tyre në Kuvend.
Takimi i dytë u mbajt në ambientet e Menari Group, ku u diskutua për zhvillimin ekonomik, forcimin e bizneseve vendore dhe krijimin e politikave që nxisin punësimin dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike. Dr. Gllareva theksoi rëndësinë e partneritetit mes institucioneve dhe sektorit privat si çelës për mirëqenien e qytetarëve.
Këto takime konfirmojnë se Dr. Bashkim Gllareva (59) po fiton çdo ditë e më shumë përkrahje, duke u shndërruar në një nga figurat më serioze dhe më të besueshme të PDK-së në këto zgjedhje.
#PDK130 #BedriHamza1 #BashkimGllareva59

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz