BallinaLajmeDosja për spinuen serbe/ Raporte të AKI-së, telefona të sekuestruar dhe hetime...

Dosja për spinuen serbe/ Raporte të AKI-së, telefona të sekuestruar dhe hetime të thelluara ndaj Jelena Gjukanoviq

Të ngjajshme

QAK vërshohet nga veturat me xhama të errësuar (Video)

Qendra e Automjeteve të Kosovës (QAK) sot është vërshuar...

Shkatërrohet laboratori i drogës në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se në...

Shqipërisë i ik një talent nga duart, vendos të luajë për Hungarinë

Shqipëria edhe zyrtarisht do të humbasë një nga talentët...

Fillon seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Ka nisur seanca në themel për kryetarin e bashkisë...

Ku i morën mbi gjysmë milioni Bujari, Gadafi dhe Arapi?

Janë bërë bashkë për një projekt muzikor. Bujari, Gadafi dhe...

Prokurori special në seancën për serben e akuzuar për spiunazh, Jelena Gjukanoviq ka prezantuar provat, të cilat paraprakisht u janë përcjellë edhe palës mbrojtëse.

Sipas dokumenteve të paraqitura, në mesin e provave përfshihet dokumentacion i pranuar nga OSBE, si dhe konfirmime nga AKI, të datës 28.01.2025 dhe 07.08.2025, përmes të cilave pretendohet lidhja e personave të përmendur me struktura të shërbimeve të inteligjencës serbe, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu, si prova janë administruar edhe aktgjykime dhe procesverbale nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporte të Policisë së Kosovës, konkretisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DKI), si dhe analiza të pajisjeve elektronike të sekuestruara.

Sipas prokurorisë, provat përfshijnë edhe ekzaminimin e telefonave celularë, përfshirë modele si Samsung Galaxy S8 dhe Samsung S22, si dhe një pajisje Huawei P30 Pro, nga të cilat janë nxjerrë të dhëna relevante për rastin.

Në dokumentacion përfshihen gjithashtu raportime për lëvizjet dhe daljet e zyrtarëve të caktuar, si dhe materiale të tjera të siguruara nga hetimet, përfshirë edhe fotodokumentacion lidhur me rastin.

Në këtë kontekst, në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq, ku Prokuroria Speciale ka paraqitur detaje të reja nga aktakuza.

Gjatë seancës, prokurori Bekim Kodraliu ka theksuar se e akuzuara, në kohën kur ka qenë e angazhuar në OSBE, dyshohet se ka pasur qasje në informacione dhe takime të nivelit të lartë me përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Sipas prokurorisë, dokumentet e administruara përfshijnë analiza të brendshme të sigurisë, veçanërisht në veri të vendit, raportime mbi aktivitetet e Policisë së Kosovës, si dhe përmbajtjen e takimeve të nivelit të lartë, ku e pandehura dyshohet se ka qenë e pranishme ose ka pasur mundësi të jetë e pranishme./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz