“Dosja e murit”, kjo është marrëveshja finale për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës (Video)
BILLI

Lexo edheNga UP-ja pritet që të ndëshkojë edhe profesorët në poste politike

Bolduzherët nuk do të rrënonin murin te Ura e Ibrit, të dielën, sikur të mos ishte një marrëveshje.
Klan Kosova e siguroi akordin ekskluziv dhe të shumëpërfolur, që u nënshkrua në orët e para të së shtunës, me garanci të forta amerikane dhe evropiane e që përmban rendin e punëve që duhet kryer nga 4 deri më 7 shkurt në mënyrë që ngrehina problematike të zhbëhet.
Dokumenti që nuk ka më tepër se gjysmëfaqe, me gjithsej tri pika, pos rrënimit të murit me beton, parasheh edhe strukturën e re që do të mbijë në vendin e tij.

Punimet për bërjen e saj, sipas marrëveshjes, nisin të martën.

Lexo edheNga UP-ja pritet që të ndëshkojë edhe profesorët në poste politike
Në dokumentin ekskluziv thuhet se në hapësirën ku ishte muri ilegal tashmë të rrënuar do mbijnë dy struktura betoni, njëra 40 cm, e tjetra 70 cm të larta, mbi të cilat mund të mbillen vetëm lule, por jo dhe diçka tjetër.
Pastaj, përtej tyre, kah veriu, shtrihet shëtitorja deri të shtatorja e Car Lazarit, në brenda të qendrës së qytetit.
Ndërsa pika më e disktuar e ujdisë që e ka Klan Kosova, ka qenë gjatësia e hapësirës me të ashtuquajturit kunjat lëvizës.