Dorëzohet Qeveria Kurti, pranon ta vendosë flamurin e LGBTI në ndërtesën e saj
01

Lexo edheRruga “sezonale” e Prishtinës, u asfaltua në nëntor, po riparohet në maj!

Qeveria në detyrë fillimisht ka hezituar që ndërtesën e saj ta ndriçojë me ngjyrat e komunitetit LGBTI, për nder të 17 majit, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobsë dhe Transfobisë.
Organizata CSGD, nga komuniteti në fjalë, ka kërkuar zyrtarisht që për 17 maj, pasnesër, kjo ndërtesë të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, e të cilat i përfaqësojnë ndërkombëtarisht.
“Sot, në orët e pasditës kemi pranuar përsëri pergjigje pozitive nga zyra e Kabinetit të Kryeministit që ndërtesa e Qeverisë do të ndriqohet me 17 Maj për Ditën Nderkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobsë dhe Transfobisë – IDAHOBIT”, ka shkruar CSGD, në Facebook.

Lexo edheRruga “sezonale” e Prishtinës, u asfaltua në nëntor, po riparohet në maj!
“Shpresojmë që ky vendim është final dhe të mos ndryshohet siç ndodhi disa ditë më parë”, thekson njoftimi.