“Dorëzohet” Kevin, të gjithë sytë nga veprimi i tij i fundit për Anën

Kohët e fundit, rrjeti ka qenë në “zjarr” nga thashethemet për një krizë të mundshme mes Kevinit dhe Anës. Gjithçka nisi pas heqjes së papritur të “follow”-it dhe zhdukjes së të gjitha imazheve të tyre të përbashkëta nga profilet e tyre në Instagram. Aludimet për ndarje ishin të pashmangshme.
Megjithatë, vetëm një javë më parë, në një intervistë ekskluzive për Prive by Liberta Spahiu, Kevin i hodhi poshtë këto zëra. Ai shpjegoi se nuk bëhet fjalë për ndarje, por thjesht për dinamikën e tyre të veçantë.
Kevin tregoi se profili i tij mbetet bosh herë pas here për shkak të temperamentit impulsiv të Anës në momente nervozizmi. “Ajo ka një temperament pak ‘spicy’,” tregoi ai, duke shpjeguar se si ajo i fshin fotot kur nxehet, vetëm për t’ia kërkuar t’i rikthejë pasi i kalon inati. Kevin kishte deklaruar atëherë se po refuzonte t’i rikthente, për të mos e vazhduar këtë lojë.
Por, mesa duket, inati i Kevin-it ka qenë kalimtar dhe ai është “dorëzuar” para dashurisë!

Lexo edheE veshur në të bardha, Adelina Tahiri sot ka arsye për të festuar
Kevin sapo ka publikuar një foto të mrekullueshme të Anës në InstaStory, të cilën e ka bërë në një studio mode. Në imazh, Ana shfaqet më e bukur se kurrë, e veshur me një fustan të kuq gala që të lë pa frymë. Por ajo që i jep fund çdo dyshimi është mbishkrimi që Kevin ka zgjedhur të shkruajë: “Super star”.
Me këtë postim, Kevin Edmond ka treguar qartë se ata vazhdojnë të jenë bashkë dhe të lumtur, duke menaxhuar në mënyrën e tyre dinamikën e marrëdhënies.















