back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeDorëzohen në VV pas aktgjykimit, deputetja e tyre thotë se do t’i...

Dorëzohen në VV pas aktgjykimit, deputetja e tyre thotë se do t’i kthehen votimit të hapur – kandidate Albulena Haxhiu

Të ngjajshme

Aksident në Gjirokastër

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme...

Çifti i ri i showbizit? Aktorët fotografohen duke ecur bashkë

Aktori Joshua Jackson ka ndezur thashethemet për një romancë...

Dokumentari për Vasfije Krasniqin fiton çmimin “Motivues” në Japoni

Dokumentari që sjell në dritë të vërtetën dhe dhimbjen...

Të premten e javës së kaluar gjykata Kushtetuese doli me vendim për situatën në Kuvend. Nga Gjykata u kërkua që votimi për kryetar të kuvendit të bëhet në mënyrë të hapur, dhe se, i njëjti kandidat ka të drejtë të propozohet vetëm deri në tri herë. Për këtë vendim të gjykatës pati reagime të shumta, porse ato që u bën nga VV-ja ishin sulme të drejtuar Kushtetueses.

Përderisa anëtarët e VV-së e sulmuan gjykatën duket kundërshtuar vendimin e saj, lideri i kësaj partie Albin Kurti ka qëndruar i heshtur rreth këtij aktgjykimi duke mos e komentuar.

Rreth kësaj situate, diçka me ndryshe, është deklaruar deputetja e kësaj partie Arbëreshë Kryeziu-Hyseni. E njëjta në Tëvë1, fillimisht ka sulmuar partitë ish-opozitare  duke thënë se thënë se ato nuk janë të interesuara të sjellin zgjidhje sipas saj.  

“Si LVV nuk kemi qenë të interesuar të veprojmë në këtë bllokadën që është krijuar pa asnjë nevojë nga partitë opozitare dhe unë besoj që këta nuk janë të interesuar të sjellin zgjidhje, pavarësisht që kemi një aktvendim tjetër të gjykatës. Jam e bindur se qëndrimi i tyre do të jetë i njëjtë edhe në seancën e radhës, pra ata nuk do të marrin pjesë në votim”, ka thënë ajo.

Kurse sa i përket vendimit të Gjykatës, ajo ka thënë se ‘‘duhet t’i kthemi votimit te hapur’’.

“Nuk kemi qëndrim ndryshe deri më tani. Duhet t’i kthemi votimit te hapur por deri më tani nuk kemi qëndrim ndryshe nga hera e fundit që kemi marrë herën e fundit. Do të takohemi prapë para caktimit të seancës dhe do të shohim aktgjykimin e plotë dhe varësisht nga përmbajtja e tij do të veprojmë”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Të Fundit