back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaLajmeDorëheqje të reja nga AAK-ja, ja kush u largua tash

Dorëheqje të reja nga AAK-ja, ja kush u largua tash

Të ngjajshme

Osmani takohet me Presidentin e Mauritanisë, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit...

Zelensky: Në fund të javës diskutojmë me aleatët evropianë detajet e planit të armëpushimit

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të martën se zyrtarët ukrainas...

VV dhe AAK arrin marrëveshje në Junik

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë...

Gjatë natës së kaluar u raportua për dorëheqjen e Fatmir Humollit nga Dega e AAK-së në Podujevë.

Ndërkohë, sot bëhet e ditur se degës së AAK-së në Podujevë i kanë mbetur vetëm katër anëtarë, të cilët nuk mund të kenë më legjitimitet dhe nuk mund të thirren në emër të kryesisë deri në një kuvend të ri të degës,transmeton Indeksonline.

Dorëheqje kanë dhënë edhe sekretari organizativ, sekretari administrativ dhe disa anëtarë të tjerë të kryesisë.

Largimet në fjalë kanë të bëjnë me qëndrimet e AAK-së lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të Aleancës për Ardhmërin e Kosovës dega në Podujevë,siqë jeni të njoftuar Fatmir Humolli ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e AAK-së dhe si pasojë e kësaj dorëheqjen e kanë konfirmuar edhe shumica e anëtarëve të kryesisë së degës së AAK-së në Podujevë,

Gëzim Veseli- sekretar organizativ

Rrahim Haziri -sekretar administrativ

Avni Ajeti -anëtar i kryesisë

Valon Maçedonci -antarë i kryesisë

Shyqeri Kika-anëtar i kryesisë

Abdurrahman Nazifi-antarë i kryesisë dhe kemi edhe tre antarë të tjerë të kryesisë të cilët
janë përjashtuar kohë më parë për shkelje statutore.

Në këto kushte kryesia e mbetur e AAK-së në Podujevë prej 4 anëtarve nuk ka më legjitimitet statutor dhe nuk mund të thiren në emër të kryesisë dhe deri në një kuvend të ri të degës nga i cili do të legjitimohen organet e reja drejtuese përgjegjësin duhet ta marr një kordinator që përcaktohet nga qendra e AAK-së .

Mè këtë rast ju njoftojmë se edhe kjo faqe nuk do të fuksionoj deri në zgjedhjen e kryesisë së re pra deri në mbajtjen e një kuvendi i cili në bazë të statutit të AAK-së është i vetmi organ legjitim që përcakton organet drejtuese të partisë,këshillin drejtues,kryetarin dhe kryesinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz