Donjeta Sadiku triumfon bindshëm dhe kalon në finalen e Taranto 2026
dp

Lexo edheZbuten tensionet me FIFA-n, UEFA pritet të anulojë bojkotin e turneve ndërkombëtare

Boksierja kosovare ishte superiore gjatë gjithë meçit dhe i fitoi të gjitha rundet, duke dominuar përballjen nga fillimi deri në fund.
Me këtë triumf, Sadiku ka siguruar finalen e madhe dhe tashmë është vetëm një fitore larg medaljes së artë në Taranto.
Në finale, e cila zhvillohet nesër, Donjeta do të përballet me boksieren serbe Kristina Kuluhova, e cila gjithashtu triumfoi në gjysmëfinalen e saj.
Sadiku tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë, por objektivi është i qartë: medalja e artë për Kosovën!

Lexo edheZbuten tensionet me FIFA-n, UEFA pritet të anulojë bojkotin e turneve ndërkombëtare
Pas fitores bindëse ndaj Legakit, Donjeta Sadiku dëshmoi edhe një herë se është një nga sportistet më të forta të Kosovës në arenën ndërkombëtare.