BallinaShowBizDonald Trump shpërthen ndaj këngëtarit: I mërzitshëm dhe dështak!

Donald Trump shpërthen ndaj këngëtarit: I mërzitshëm dhe dështak!

Të ngjajshme

Donald Trump tërhoqi sërish vëmendjen pasi publikoi një mesazh të ashpër në rrjetet sociale drejtuar Bruce Springsteen, në të cilin e fyeu atë dhe bëri thirrje për bojkotimin e koncerteve të tij.

Në postim, ai shkroi: “Bruce Springsteen është një këngëtar i mbivlerësuar, i keq dhe shumë i mërzitshëm. Ai nuk ishte kurrë i talentuar, thjesht ishte me fat. Ai duket si një kumbull e tharë dhe e vyshkur dhe sillet si një dështak i plotë. MAGA duhet të bojkotojë koncertet e tij të shtrenjta dhe të kursejë paratë tuaja të fituara me mund”, transmeton Indeksonline.

Marrëdhënia e tyre ka qenë e tendosur për vite me radhë, kryesisht për shkak të pikëpamjeve politike.

Springsteen njihet si një kritik i hapur i Trump dhe politikave të tij, dhe ishte veçanërisht i spikatur gjatë fushatave presidenciale, kur ai mbështeti kandidatët demokratë dhe foli publikisht kundër Trump në koncerte dhe në media./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz