back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeDoli i treti në zgjedhje, Driton Selmanaj falënderon qytetarët e Prizrenit: Kishim...

Doli i treti në zgjedhje, Driton Selmanaj falënderon qytetarët e Prizrenit: Kishim programin politik dhe listën e kandidatëve për asamble më të mirën

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj ka dal i treti në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, me 10,49% të votave.

Për këtë rezultat me të cilin nuk është ndjerë shumë i kënaqur, Selmanaj ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar dhe përkrahur gjatë këtyre zgjedhjeve, shkruan lajmi.net.

“Për mua, si kandidat për herë të parë në zgjedhjet lokale, ky ishte një udhëtim i jashtëzakonshëm, ku pata mundësinë të dëgjoj shqetësimet, idetë dhe ëndrrat e shumë prej jush. Rezultatet treguan qartë se gara në Prizren ishte e vështirë dhe e pabarabartë. Përballja nuk ishte vetëm me kundërshtarë politikë, por edhe me dy pushtete – atë nacional dhe atë lokal. Edhe pse të gjithë e pranuan që ne si LDK, kishim programin politik më të mirë, listën e kandidatëve për asamble më të mirën, dhe bëmë një fushatë model, megjithatë kjo nuk na u përkthye edhe në rezultate që prisnim”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Ai ka thënë se fakti që kanë marrë 8255 vota, tregon se në Prizren ekziston një dëshirë për një vizion tjetër për të ardhmen.

Komuna e Prizrenit do të përballet në balotazh, me Shaqir Totajn e PDK-së dhe Artan Abrashin e VV-së. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Selmanajt: 

Të dashur qytetarë të Prizrenit,

Të dashur anëtarë e simpatizantë të LDK-së në Prizren,

Pasi përfundoj procesi i numrimit të votave, më lejoni t’ju shpreh falënderimet dhe mirënjohje  time më të sinqertë për përkrahjen që më dhatë gjatë këtyre zgjedhjeve. Për mua, si kandidat për herë të parë në zgjedhjet lokale, ky ishte një udhëtim i jashtëzakonshëm, ku pata mundësinë të dëgjoj shqetësimet, idetë dhe ëndrrat e shumë prej jush.

Rezultatet treguan qartë se gara në Prizren ishte e vështirë dhe e pabarabartë. Përballja nuk ishte vetëm me kundërshtarë politikë, por edhe me dy pushtete – atë nacional dhe atë lokal.

Edhe pse të gjithë e pranuan që ne si LDK, kishim programin politik më të mirë, listën e kandidatëve për asamble më të mirën, dhe bëmë një fushatë model, megjithatë kjo nuk na u përkthye edhe në rezultate që prisnim.

Fakti që 8255 votues zgjodhën të na besojnë, duhet të na shërbej si tregues se në Prizren ekziston një dëshirë për një vizion tjetër për të ardhmen.

Si pjesë e LDK-së, partisë më të vjetër në Kosovë, e profilizuar si parti e djathtë dhe demokratike si dhe e orientuar drejt vlerave evropiane, jam krenar që këtë frymë e përquam përsëri në qytetin tonë. Prizreni ka njohur edhe më parë qeverisjen e LDK-së – periudhë që kujtohet për standarde të forta institucionale dhe vizion zhvillimor. Kjo trashëgimi nuk është nostalgji, por një përvojë mbi të cilën mund dhe duhet të ndërtojmë të ardhmen.

Andaj, qytetarë të nderuar të Prizrenit, të dashur anëtarë e simpatizantë të LDK-së në Prizren, ky nuk është fundi i rrugëtimit tonë. Përkundrazi, ky është vetëm fillimi. Nuk do të dorëzohemi, sepse besoj se Prizreni meriton më shumë: meriton zhvillim, transparencë dhe mirëqenie për të gjithë.

Faleminderit edhe një herë për çdo fjalë, për çdo takim dhe për çdo votë besimi.

Ky është kapitali ynë më i madh për të ardhmen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz