Dolce “godet” rrjetin me mesazhin e fortë: “Qëndro private, vishu me elegancë dhe ndërto ëndrrat e tua!”
dp

Lexo edheDjali i modeles surprizohet për ditëlindje, pranon një ‘Ferrari’

Dolce ka zgjedhur të mos japë thjesht një postim, por një manifest të vërtetë për mënyrën se si duhet jetuar jeta.
Në një mesazh të drejtpërdrejtë dhe plot vetëbesim, ajo rendit disa parime që, sipas saj, çdo njeri duhet t’i mbajë në fokus: privatësinë, elegancën, disiplinën dhe mbi të gjitha respektin për veten, shkruan Indeksonline.
“Qëndro private. Vishu me elegancë. Lëviz me disiplinë. Respekto veten. Investo në mendjen tënde. Kujdesu për trupin. Mbaje zemrën të mirë. Duaj pastër. Qëndro besnike. Ndërto ëndrrat e tua”, shkruan Dolce.

Lexo edheDjali i modeles surprizohet për ditëlindje, pranon një ‘Ferrari’
Mesazhi i saj vë theksin te një jetë larg zhurmës, por pranë qëllimeve, duke i bërë thirrje ndjekësve të investojnë te vetja, të ruajnë vlerat dhe të mos heqin dorë nga ëndrrat.
Një postim i shkurtër, por me një mesazh të fortë: më pak ekspozim, më shumë klas, disiplinë dhe punë për veten./Indeksonline/
