BallinaLajmeDoganat dhe Policia ndalojnë një automjet në Leposaviq, po kontrabandonte djathë dhe...

Doganat dhe Policia ndalojnë një automjet në Leposaviq, po kontrabandonte djathë dhe gjëra të tjera

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Dje rreth orës 16:30, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë zbatimit të një plani operativ në rajonin e Leposaviqit, në fshatin Junake, kanë ndaluar një automjet që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes vijës së gjelbër, rrugëve të paautorizuara.

“Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se transportoheshin rreth 600 kg djathë, veshmbathje tekstili dhe medikamente, me vlerë të përafërt rreth 7,000 euro, njofton Dogana e Kosovës.

Sipas njoftimit, malli është sekuestruar dhe procedurat ligjore janë iniciuar sipas kompetencave të Doganës së Kosovës. Rasti po trajtohet në koordinim me organet hetimore për të përcaktuar të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm përmes veprimeve të koordinuara me institucionet e sigurisë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz