back to top
Friday, March 6, 2026
BallinaLajmeDogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme

Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme

Të ngjajshme

Gjendet pa shenja jete një grua në Gjilan

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh...

Osmani: Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm me qëllime të rrezikshme

Vjosa Osmani sot Përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që...

Osmani shpërndan Kuvendin

Presidentja Vjosa Osmani tha se ka nxjerrë dekret për...

Osmani shpërndanë Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të reja

Presidentja e Vendit, Vjosa Osmani po mban një konferencë...

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në një barnatore në Prishtinë, ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja.

Sipas njoftimit të Doganës, këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Kosovë nëpërmjet procedurave ligjore doganore.

Postimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 04 Dhjetor 2025

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë një kontrolli të realizuar sot në një barnatore në Prishtinë, kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja. Këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Republikën e Kosovës nëpërmjet procedurave ligjore doganore.

Barnat e gjetura përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi origjina, cilësia dhe kushtet e ruajtjes së tyre nuk janë të garantuara sipas standardeve të kërkuara.

Dogana e Kosovës ka sekuestruar të gjitha produktet dhe ka iniciuar procedurat ligjore ndaj subjektit përgjegjës. Kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të qarkullimit të produkteve ilegale në treg./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz