back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeDogana në aksion, i ndalon rreth 900 artikuj të padeklaruara në Vërmicë

Dogana në aksion, i ndalon rreth 900 artikuj të padeklaruara në Vërmicë

Të ngjajshme

Gazetari nga Shqipëria “e djersit” ministren serbe në Beograd me pyetjen për Kosovën

Sapo ka përfunduar takimi i dytë i pjesëmarrësve ndërkombëtarë...

Jamie Carragher e emëron kandidatin ‘perfekt’ për të qenë trajner i Unitedit

Jamie Carragher ka identifikuar kandidatin ‘perfekt’ për t’u bërë...

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Shqipëria do të votojë për një rezolutë për ta...

Skuadra e Milanos kishte një mysafir special sot në stërvitje

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko sot ka vizituar klubin...

Dogana e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë ka zbuluar rreth 900 artikuj të padeklaruara në ulëset e pasme të një veture.

Mallrat e gjetura ishin çanta krahu për femra dhe pantollona për meshkuj, transmeton lajmi.net.

Dogana e ka ndaluar mallin deri në përfundim të procedurave.

Njoftimi i plotë:

Ndalohen rreth 900 artikuj të padeklaruar në Vërmicë
Prizren, 03 dhjetor 2025 – Në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, të cilat ishin të vendosura në pako të ndryshme, në bagazh dhe në ulëset e pasme të veturës.
Mallrat përfshinin çanta krahu për femra dhe pantallona për meshkuj, rreth 900 copë gjithsej, për të cilat pala nuk kishte paraqitur faturë apo ndonjë dokument tjetër përcjellës.
Ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas KDAK-së, ndërsa malli është ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse.
Dogana e Kosovës vazhdon me përkushtim zbatimin e ligjit dhe kryerjen e kontrolleve në pikat kufitare, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe mbrojtjes së interesave ekonomike të vendit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz