back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeDogana ndalon mallra të falsifikuara “Gucci”, “Louis Vuitton”

Dogana ndalon mallra të falsifikuara “Gucci”, “Louis Vuitton”

Të ngjajshme

Identifikohen autorët e grafiteve në Bujanoc

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka thënë se janë...

Netanyahu thotë se lufta në Gaza mund të përfundojë nëse Hamasi pranon propozimin e Trump

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se lufta në Gaza...

Mendimi për motin: Nesër nxehtë dhe me vranësira e intervale me diell

Mendimi për motin – 9.09.2025 Vransira kalojnë më shpesh gjatë...

Zyra Doganore në Prishtinë ka realizuar një sërë aksionesh të suksesshme në luftimin e tregtisë me mallra të falsifikuara.

Përmes kontrolleve të detajuara janë ndaluar raste të ndryshme që synonin futjen në treg të produkteve pirate, të cilat dëmtojnë konsumatorin dhe ekonominë vendore.

Mallrat e ndaluara, pas verifikimit, do t’i nënshtrohen asgjësimit, ndërsa ndaj subjekteve importuese janë inicuar procedurat ndëshkimore kundërvajtëse.

TAFT – Në një ngarkesë u gjetën 3000 copë preparate për flokë të markës TAFT, të importuara nga Kina dhe të dyshuara si falsifikate. Produktet ishin destinuar për tregun vendas, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve. BMW, AUDI, MERCEDES – Në një rast tjetër, Dogana ndaloi aksesorë të ndryshëm me markat BMW, AUDI, Mercedes dhe VW, gjithsej 7200 copë.

Produktet ishin të falsifikuara dhe të destinuara për t’u shitur si origjinale.AREON – Gjatë kontrollit të detajuar u ndalua një sasi prej 9000 copë aromash për vetura të markës Areon, të importuara nga Kina dhe të dyshuara si kopje joautentike.

CHANEL – Zyrtarët doganor zbuluan një ngarkesë me 944 copë bizhuteri të markave të njohura të luksit, si Louis Vuitton, Gucci dhe Chanel, të importuara nga Kina, të falsifikuara dhe të paautorizuara për treg.

COS – Në dy raste të ndara, zyrtarët doganor ndaluan 623 copë farmerka të markës COS, nga Turqia, të cilat, pas verifikimeve, rezultuan të dyshuara si mallra pirate.

REEBOK – Po ashtu, Dogana ndaloi një ngarkesë me 3700 veshje tekstili të markës Reebok, të importuara nga Kina dhe të dyshuara si produkte të falsifikuara.

Këto raste dëshmojnë përkushtimin dhe vigjilencën e Doganës së Kosovës në parandalimin e qarkullimit të mallrave të falsifikuara dhe rithekson vendosmërinë e saj në luftimin e tregtisë me mallra pirate, duke mbrojtur konsumatorin, bizneset e ndershme dhe shoqërinë nga efektet negative të kësaj dukurie.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz