BallinaLajmeDogana ndalon automjetin e dyshuar për kontrabandë në Han të Elezit, konfiskon...

Dogana ndalon automjetin e dyshuar për kontrabandë në Han të Elezit, konfiskon sasi të konsiderueshme kafeje

Të ngjajshme

Gjimshiti dhe Aro Muriq në formacionin e javës në Serie-n A

Dy lojtarët shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Aro Muriq janë...

Thyhet rekordi botëror në 50m stil i lirë në not

Cameron McEvoy ka kaluar Cesar Cielon si njeriun më...

Anëtarësimi i Kosovës në pritje, mungon agjenda e Këshilli i Evropës

Ende nuk është bërë e ditur agjenda e takimit...

Franco Foda sot mban konferencë për media

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda sot paraqitet...

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar një automjet të dyshuar për transport të mallrave të kontrabanduara në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Sipas njoftimit në Facebook, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, kur rreth 50 metra poshtë pikës doganore është vërejtur një automjet i tipit Audi me targa të huaja pranë të cilit qëndronin disa persona. Sipas Doganës, me afrimin e njësive, personat janë larguar, ndërsa shoferi ka tentuar të ikë drejt zonës malore.

“Gjatë kontrollit janë gjetur thasë plastikë të mbushur me pako kafeje për aparat. Automjeti është shoqëruar për kontroll të detajuar në kalimin e vjetër kufitar, ku pas verifikimit është konstatuar se malli i gjetur, për të cilin nuk kishte dokumentacion përcjellës, përbëhej nga:

Caffe për aparat (kapsula) – 24 paketa x 150 copë (7.2 gr secila).

I gjithë malli është konfiskuar, ndërsa ndaj palës është ndërmarrë procedura ligjore sipas dispozitave në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe mbrojtjen e ekonomisë së ligjshme në vend”, thuhet në postimin e Doganës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz