back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeDogana kryen kontroll në pesë lokacione në Prishtinë, kap mallra të kontrabanduara...

Dogana kryen kontroll në pesë lokacione në Prishtinë, kap mallra të kontrabanduara në vlerë prej 800 mijë euro

Të ngjajshme

OBSH paralajmëron për “shiun e zi” në Teheran: Rrezik për shëndetin e popullsisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se fenomeni...

Schreuder i bashkohet stafit të Nagelsmann te Gjermania

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, do të ketë një...

Sot në rajonin e Prishtinës, Dogana e Kosovës ka zhvilluar operacion kontrolli në pesë lokacione, përkatësisht depo të bizneseve të ndryshme.

Gjatë kontrolleve është gjetur një sasi e konsiderueshme e mbathjeve sportive me marka të ndryshme të mbrojtura, dhe një sasi të veshjeve nga tekstili.

Malli dyshohet se nuk posedon dokumentacion përkatës për origjinën dhe zhdoganimin e rregullt në Kosovë, dhe kap vlerën e rreth 800 mijë euro, shkruan lajmi.net.

“Pas evidentimit të rastit është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme procedurale. Me autorizimin e tij, personat e dyshuar lidhur me pronësinë e mallit janë duke u intervistuar, ndërsa malli i gjetur është duke u inventarizuar dhe konfiskuar, për t’u transportuar më pas në depot e Doganës së Kosovës. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim të Doganës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz