Finalizohet operacioni policor i koduar “Dragobia”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Posedonte në banesë, 655 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do ta trafikonte në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari.
Procedohet penalisht nëna e 25-vjeçarit, pasi tentoi të fshihte lëndën narkotike.
Sekuestrohet lënda narkotike.
Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, me mbështetjen e informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka organizuar në drejtimin e Prokurorisë dhe ka finalizuar