BallinaLajme“Do të të vrasim, nuk ke ku shkon”, letra që gjeti në...

“Do të të vrasim, nuk ke ku shkon”, letra që gjeti në oborrin e shtëpisë ish-pjesëtari i UÇK’së nga Gjakova

Të ngjajshme

Tragjedi në Piranë të Prizrenit, vdes këmbësori 81-vjeçar pasi u godit nga vetura – policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në magjistrlaen Prizren-Gjakovë, në fshatin...

Dy të arrestuar për përfshirje në rrahje në stadiumin e Shtimes

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë...

Protesta në Shqipëri/ Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është...

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Një qytetar nga Gjakova ka gjetur në oborrin e shtëpisë së tij një zarf brenda të cilit ishte një letër kërcënuese. Për këtë, ai ka raportuar në polici, ndërkaq lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori. Express mëson se ish-pjesëtari i UÇK’së u kërcënua me jetë

Mëngjesi i së mërkurës ishte i trishtë për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kur doli në oborrin e shtëpisë së tij, ai gjeti një zarf me një letër brenda.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se përmbajtja e letrës ishte kërcënuese, ndërkaq Express mëson se ish-pjesëtarin e UÇK’së e kanë ofenduar e sharë me fjalë banale.

“Ke qenë bashkëpunëtor i Serbisë, nuk ke ku shkon, do të të vrasim”, janë fjalët të cilat përmban letra kërcënuese ndaj qytetarit.

Ndërkaq në raportin e policisë theksohet se lidhur me këtë ngjarje është njoftuar prokurori dhe se po bëhen të gjitha hetimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, në oborrin e tij ka gjetur një zarf me përmbajtje kërcënuese. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar policia./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz