back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajme“Do të luftoj për shërimin e djalit tim deri në vdekje”, ish-ushtari...

“Do të luftoj për shërimin e djalit tim deri në vdekje”, ish-ushtari i UÇK-së që u sulmua nga djali me sëpatë tregon se i biri tij vuan nga një sëmundje

Të ngjajshme

Klodi e pyet Ludon: Çka e bën një femër të bukur për ty?

Klodi pasi disa pyetje sot për Ludon. Teksa të dy...

Gazetari i FAZ-it s’i ndal goditjet ndaj Vjosa Osmanit, e krahason me Viktor Orban

Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, po vazhdon kritikat...

Protestuesit thirrje Kurtit: Hajde poshtë, dil para popullit

Qytetarët protestues që po kundërshtojnë rritjen e çmimit të...

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e djeshme në komunën e Deçanit, atje ku sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës, një burrë është sulmuar nga djali i tij. Sipas të njëjtave informacione bëhet e ditur se i dyshuari e kishte goditur viktimën me sëpatë duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Ky i fundit menjëherë është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-në në Deçan, ndërsa i dyshuari është arrestuar më pas Policia e Kosovës.

Tashmë kur kanë aluar disa orë nga ngjarja, viktima e këtij rasti, Agim Musshabanaj është deklaruar publikisht për rastin.

Ai ka kërkuar nga qytetarët e gazetarët e vendit që mos të shpifin gjëra të pabaza.

Musshabanaj thotë se i biri i tij, vuan nga një sëmundje të cilin ai thotë se e fitoi pas një aksidenti të rëndë, teksa e pëshkruan se i njëjti ishte një djalë shembullor e boksier i zoti.

I njëjti shton se do të luftojë për shërimin e djalit të tij edhe nëse pagesa do t’i kushtojë me vdekje.

“Do të luftoj për shërimin e djalit tim deri në vdekje, edhe nëse është nevoja me vdek do të vdes vetëm biri im me u shëru. Unë e kam vetëm një armik, dhe ajo është sëmundja e djalit tim dhe do ta luftoj deri në shërim”, përfundoi Musshabanaj në deklarimin që e ka siguruar GazetaDemos.

Të Fundit

Sport

ShowBiz