BallinaRegjionaleDrenasDnV angazhon 83 vëzhgues për zgjedhjet në Drenas

DnV angazhon 83 vëzhgues për zgjedhjet në Drenas

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

Vlerësimi i ekspertit: Ujdia e Ohrit, dështimi i madh i BE-së

Më 18 mars të vitit 2023 atëbotë kryediplomati i...

Hoxha: Thesari ia ndali RTK-së 2.5 milionë euro dhe ia mori edhe 100 mijë euro në emër te kamatës

Këshilltar i U.D. Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Fadil...

Barcelona e “shkatërron” Newcastlen në ndeshjen e kthimit, avancon në çerekfinale

Barcelona është çerekfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve...
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, të cilat do të mbahen më 4 dhjetor 2016, do të angazhohen 83 vëzhgues.

Këtë e bën të ditur koalicioni i organizatave joqeveritare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV), transmeton lajmi.net

“Në përbërje të misionit do të ketë edhe vëzhgues afatgjatë të zgjedhjeve, të cilët qysh nga dita e nesërme do të përcjellin fushatën zyrtare të zgjedhjeve e deri në momentin e fillimit të heshtjes zgjedhore”, thuhet në komunikatë.

Ja njoftimi i plotë i DnV-së :

Demokracia në Veprim njofton më fillimin e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Drenas me 83 vëzhgues në të gjithë komunën

Prishtinë – 27 nëntor 2016

Koalicioni i organizatave joqeveritare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV) dëshiron të njoftoj për fillimin e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, të cilat do të mbahen më 4 dhjetor 2016. Me këtë rast, riafirmojmë përkushtimin tonë për të rritur integritetin e zgjedhjeve, demokratizimin e mëtejshëm të vendit dhe rritjen e stabilitetit në tërësi. Ne shpresojmë që të kontribuojmë në transparencën, besueshmërinë dhe gjithëpërfshirjen në procesin zgjedhor, përmes vlerësimit tonë të paanshëm dhe objektiv.

Misioni i DnV-së do të përbëhet nga 83 vëzhgues të cilët do të angazhohen gjatë ditës së zgjedhjeve. Në përbërje të misionit do të ketë edhe vëzhgues afatgjatë të zgjedhjeve, të cilët qysh nga dita e nesërme do të përcjellin fushatën zyrtare të zgjedhjeve e deri në momentin e fillimit të heshtjes zgjedhore. Përmes komunikatave të rregullta për media, gjatë ditës së zgjedhjeve publiku do të informohet lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e votuesve. DnV do të përgatisë edhe një raport të detajuar pas përfundimi të zgjedhjeve, të bazuar nga të dhënat e vëzhguesve tanë, në linjë me kornizën ligjore të Kosovës, instrumentet regjionale dhe ndërkombëtare të zgjedhjeve. Raporti do të përfshijë aspektet si performanca e administrimit të zgjedhjeve, fushatën zgjedhore, respektimin e lirive themelore, procesin e votimit, shqyrtimin e ankesave dhe shpalljen e rezultateve.

Demokracia në Veprim është koalicion i përbërë nga 10 organizata joqeveritare vendore si dhe 38 organizata tjera partnere. DnV është e përkushtuar në ruajtjen e neutralitetit të saj dhe i përmbahet standardeve më të larta të vëzhgimit të zgjedhjeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz