back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeDjukanovic: Së shpejti qeveria e re minoritare, s’lejoj destabilizimin e Malit të...

Djukanovic: Së shpejti qeveria e re minoritare, s’lejoj destabilizimin e Malit të Zi

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, ka zbuluar për televizionin shqiptar MCN TV se pas rrëzimit të qeverisë së Zdravko Krivokapic se propozimi i tij si president ishte të shkohej në zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi por nuk kishte mbështetje për këtë tek partitë malazeze për këtë skenar.

Sipas presidentit Djukanovic skenari më real tani për tani është që Mali i Zi në këtë vit do të ketë qeveri të pakicës.

“E konsideroj që është qëndrimi më me respekt për votuesit. Mund të them se nuk ka gatishmëri mes partive për këtë skenar. Më duket se do të ishte më realja se gjatë këtij viti në Mal të Zi do të kemi qeveri të pakicës, por besoj se një prej detyrave të s kryesore do të jetë përgatitja e zgjedhjeve parlamentare që do të vijnë pas.”

Ai porositi me rreptësi se nuk do t’i lejoj askujt të shkaktoj destabilizoj Malin e Zi.

“Do t’iu kthehet bumerang atyre që provojnë të nxisin krizë në Mal të Zi” ishte i prerë Djukanovic.

Presidenti Djukanovic u pyet dhe shpjegoi edhe situatën e tanishme dhe ndikimin në Ballkanin Perëndimor duke shpjeguar qëndrimin edhe rreth nismës Ballkani i Hapur. Ai e sheh si alternativë të nismave të CEFTA dhe Procesi i Berlinit por edhe të anëtarësimit në BE, që nuk e mbështetë.

Ai shtoi se shpreson dhe beson se Bashkimi Europian do të mbijetoj krizat e fundit.

“Është me rëndësi që BE udhëhiqet me nevojën e vet dhe është nevoja e gjithë qytetarëve të mbeten të qëndrueshëm vetes dhe vlerave të veta. Është me rëndësi që të përfundoj procesi i bashkimit. Vetëm një Europë e bashkuar me shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të jetë konkurrente” tha ai duke shtuar se as që dëshiron ta mendoj alternativën e BE’së.

“Rusia doli me idenë e shkatërrimit të Europës. Ndoshta kjo nuk do të jetë alternative” theksoi Djukanovic.

Ai komentoi edhe agresionin rus ndaj Ukrainës duke e cilësuar si një gabim të rëndë që është bërë nga ana e Rusisë që ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

“Të shpresojmë në kohën më të shkurtë do të mbizotëroj arsyeja e t’i kthehemi diplomacisë” tha presidenti malazez Djukanovic./gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz