Edhe sot ishte një ditë e ngarkuar për kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, i cili se bashku me djalin e tij, Valonin, ishte në fshatin Rashan, ku filluan punimet për ndërtimin e shëtpisë për veteranin dhe invalidin e UÇK-së, Dibran Qela.
Djali i Agim Bahtirit, Valoni, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se ndihet i nderuar që ka mundësi së bashku me ndihmen e vëllezërve të tij që t’ia ndërtojnë shtëpinë një njeriu që dha shumë për lirinë e Kosovës.
Postimi i Valon Bahtirit:
Edhe pse në kohën e luftës së UÇK-së kam qenë i ri në moshë, unë ndjehem krenar dhe i lumtur që së bashku me vëllezërit e mi sot kemi kontribuar, duke i ndërtuar shtëpinë një veterani dhe invalidi të UÇK-së.
Dibran Qela nga fshati Rashan, edhe pse dha një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, ai deri sot nuk ka pasur as shtëpi.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ai ballafaqohet edhe me sfidën e shërimit të sëmundjes së leukemisë të vajzës së tij, e cila sipas mjekëve ka shërim fatmrësisht në Kosovë.
Kemi kërkuar nga kompania punëkryerëse që familja Qela të hyjë në shtëpi deri për Bajram të Madh, ndërsa deri atëherë familja e Dibran Qelës do të vendoset në një banesë, për shkak se Albina e vogël ka nevojë për një ambient komod”, ka shkruar Valoni.
Dje kryetari Agim Bahtiri ka përuruar fabrikën e kërpudhave, më e madhja në Evropë e cila do të punësoj qindra punëtor nga Mitrovica./Drenicapress.info/