back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeDje me PDK-në, sot me LDK-në, Duda s’po e ndalë dorën me...

Dje me PDK-në, sot me LDK-në, Duda s’po e ndalë dorën me marrëveshje

Të ngjajshme

Përfundon me sukses edicioni i parë i Ligës së Shkollave

Sonte është përmbyllur edicioni i parë i Ligës së...

Policia gjen armë dhe drogë në një shtëpi të braktisur në Ferizaj

Në kuadër të një plani operativ për siguri, të...

Dje me PDK-në, sot me LDK-në, Duda s’po e ndalë dorën me marrëveshje

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash, ka nënshkruar...

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi parazgjedhor me subjektin politik SDU, për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Marrëveshja u zyrtarizua nga kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Bexhet Xheladini, dhe nga udhëheqësja e SDU-së, znj. Duda Balje, së bashku me kryetarin e degës së SDU-së në Dragash, z. Behar Brenoli.

Sipas Xheladinit, kjo marrëveshje synon jo vetëm bashkëpunimin për garën zgjedhore, por edhe ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm për të ardhmen, me fokus të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e qytetarëve të Dragashit.

Ai e cilësoi këtë koalicion si një dëshmi të besimit të ndërsjellë dhe përkushtimit për një qeverisje stabile, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Kujtojmë se të mërkurën Balje theksoi bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me kryetarin aktual të Prizrenit, Shaqir Totaj. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz