Djalit të Arbana Xharrës i jepet rol në serialin e famshëm amerikan

Art Lokaj, do të jetë pjesë e sezonit të pestë të serialit amerikan “Madam Secretary”, shkruan KultPlus.
Këtë lajm e ka bërë të ditur nënë e aktorit, gazetarja Arbana Xhara. Art Lokaj tashmë ka qenë pjesë edhe e disa filmave kosovarë. Në muajin nëntor, Lokaj ka qenë pjesë e filmit “Gardhi” nga Lendita Zeqiraj. Ai po ashtu ka luajtur edhe në “Aga’s House” dhe “Rooftop Story”.


Lexo edheKaq shumë është plakur Nermin, nuk do ta njihni
Zonja Sekretare është një seri televizive politike e dramës amerikane e krijuar nga Barbara Hall dhe ekzekutivi i prodhuar nga Lori McCreary dhe Morgan Freeman. Në këtë seria Téa Leoni vjen si Elizabeth McCord, një ish-analiste e CIA-s dhe profesoreshë e shkencave politike e cila bëhet Sekretare e Shtetit. Seriali u shfaq fillimisht më 21 shtator 2014. Më 18 prill 2018, u vendos për një sezon të pestë të serialit, pjesë e të cilit siç është bërë e ditur do të jetë edhe Art Lokaj. Se çfarë roli do e ketë Lokaj në këtë serial akoma nuk dihet./ KultPlus.com















