Djali i modeles surprizohet për ditëlindje, pranon një ‘Ferrari’

Modelja dhe prezantuesja televizive Heidi Klum i dhuroi djalit të saj të madh Henry një Ferrari të kuq për ditëlindjen e tij të 21-të.
Ajo postoi momentin e veçantë në profilin e saj në Instagram, dhe videoja kapi reagimin e Henry-t ndaj surprizës, transmeton Indeksonline.
Në një video të postuar nga Klum, Henry, i shoqëruar nga njerku i tij Tom Kaulitz, shihet duke dalë nga shtëpia dhe duke hasur një makinë. Nëna e tij ka kapur momentin e surprizës në kamera. “Nuk mund ta besoj që ka ardhur kjo kohë. Ke pritur kaq shumë vite”, i tha Klum.

Lexo edheLola Haradinaj shfaqet si një zonjë e vërtetë, fustani i zi i rri për bukuri
Pasi njoftoi dhuratën e ditëlindjes, Klum ndau edhe një foto më të vjetër nga adoleshenca e Henry-t. Videoja zbulon se Ferrari nuk ishte një zgjedhje e rastësishme, por përmbushja e një marrëveshjeje që Henry bëri me njerkun e tij.
Kaulitz shpjegoi se e kishte blerë makinën në një panair makinash dhe e kishte mbajtur në garazhin e tij për vite me radhë. Ai po priste momentin e duhur për të përmbushur premtimin e tij dhe ditëlindja e 21-të e Henry-t ishte mundësia ideale./Indeksonline/














