BallinaLajmeDjali i komandantit Mustafë Qorraj vjen nga Amerika për zbulimin e bustit...

Djali i komandantit Mustafë Qorraj vjen nga Amerika për zbulimin e bustit në Drenicë: “Më mungon shumë babai…” (VIDEO)

Të ngjajshme

Rrahmani i ‘jep zemër’ bashkëlojtarëve: 10 vite pritje dhe sakrificë për një ditë si kjo

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka motivuar bashkëlojtarët e...

Tahiri: Kurti po dëshiron të instalojë sistem autoritar duke synuar postin e presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha...

Nga rezervat deri te taksat: Rrugët për stabilizimin e çmimit të naftës në Kosovë

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...

Aksident në afërsi të kazermës së FSK-së në Prishtinë (Video)

Një aksident trafiku mes një kamioni transportues dhe një...

Shpëtim Qorraj, djali i komandantit të njohur Mustafë Qorraj nga Pemishta e Skenderajt, ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të bustit të babait të tij në vendlindje.

Në një prononcim për portalin DrenicaOnline, ai ka ndarë emocione të thella për mungesën e prindit, duke theksuar se malli për babain është gjithmonë i pranishëm në jetën e tij.

“Malli për prindin më merr shumë, sidomos kur arrin disa suksese në jetë apo kur ke fëmijë dhe dëshiron që ata të rriten me gjyshin. Edhe unë e kam këtë ndjenjë. Më mungon shumë çdo herë, por prapë them se ai është gjithmonë me mua”, ka thënë Qorraj, për DrenicaOnline.

Ai shtoi se kujtimi për të atin e shoqëron në çdo moment të jetës, qoftë në gëzim apo në vështirësi.

“Në çdo moment të vështirë të jetës sime, qoftë gëzim apo hidhërim, ai është me mua. Mundohem që edhe përmes fotografive të tij ta mbaj të pranishëm në jetën time,” u shpreh ai.

Ndryshe, Shpëtim Qorraj është aktiv në jetën publike në SHBA dhe ka qenë kandidat për Asamblenë e Shtetit të New York-ut në Distriktin 64, duke synuar të përfaqësojë fuqishëm komunitetin shqiptar atje./DrenicaOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz