back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeDjali i Khameneit emërohet lider i ri suprem i Iranit, raportojnë mediat...

Djali i Khameneit emërohet lider i ri suprem i Iranit, raportojnë mediat shtetërore atje

Të ngjajshme

Dogana me aksion në depot e 5 bizneseve/ Sekuestrohet mall sportiv – pa dokumentacion

Dogana e Kosovës sot ka realizuar një operacion kontrolli...

Operohet me sukses Rodrygo

Ylli i Real Madridit, Rodrygo i është nënshtruar një...

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është paraqitur sot në...

Djali i ish-udhëheqësit suprem të Iranit është emëruar si zëvendësues i tij, sipas mediave shtetërore.

Ajatollah Ali Khamenei u vra në sulmet e para SHBA-Izrael ndaj Iranit të shtunën.

Djali i tij, Mojtaba Khamenei, është një klerik 56-vjeçar që nuk ka mbajtur kurrë një post qeveritar, ka raportuar Sky news, transmeton Gazeta Express.

Ai i mbijetoi sulmeve ushtarake ndaj Iranit.

Udhëheqësi suprem i Iranit ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet shtetërore.

88 anëtarët e asamblesë kanë vendosur se kush e merr rolin pas vrasjes së Khameneit.

Sipas sistemit të Iranit të vilayat-e faqih – kujdestarisë së juristit islamik – udhëheqësi suprem duhet të jetë një udhëheqës i lartë me autoritet politik dhe fetar.

Një këshill udhëheqës prej tre personash u formua për të qeverisur vendin në një bazë të përkohshme menjëherë pas vdekjes së udhëheqësit suprem.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz