back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaShowBizDjali i Jozefina Topallit, Genari martohet me modelen e njohur, Cindy Marina:...

Djali i Jozefina Topallit, Genari martohet me modelen e njohur, Cindy Marina: Sot nis një kapitull i ri…

Të ngjajshme

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të...

Enver Hoxhaj niset për në Hagë: Në mbrojtje të vlerës më të shenjtë, UÇK-së

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, deputeti nga PDK, Enver...

Sekretari Rubio viziton Izraelin

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nisi vizitën e...

Ofendoi dhe kanosi nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Është arrestuar një burrë në Gjilan, nën dyshimin se...

Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Genar Topalli teksa ka shpërndarë foto nga ceremonia, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se nga sot nis një kapitull i ri.

Ai thekson se kanë marrë edhe bekimin e Papës, që e shnndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.

“Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme, lumturi dhe shumë dashuri.

Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës – një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.

Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim”, shkruan Genari.

Në fund ai thekson se është njeri me fat që ka gjetur Cindyn, teksa nuk harron të falënderoj të gjithë miqtë e familjarët që festuan për dashurinë e tyre.

“Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë – sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, shoqen time më të mirë dhe dashurinë e jetës sime.

Faleminderit familjes, miqve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e këtij momenti të paharrueshëm.

Sot në Romë, nën qiellin e hapur, dashuria jonë merr formën më të bukur të saj: përjetësinë”, përfundon ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz