BallinaLajmeDjali i axhës së Dardan Sejdiut emërohet sekretar në ndërmarrjen e Stacionit...

Djali i axhës së Dardan Sejdiut emërohet sekretar në ndërmarrjen e Stacionit të Autobusave në Prishtinë

Të ngjajshme

Ministri izraelit kërkon zgjerimin e kufirit deri në lumin Litani të Libanit

Izraeli duhet të zgjerojë kufirin e tij me Libanin...

Fulham vendos ta blejë Chukwuezen, ja sa miliona do t’i fitojë Milani

Raportohet se Fulhami ka vendosur të aktivizojë opsionin e...

Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura

Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate...

Agron Sejdiu ka fituar pozitën e Sekretarit Koperativ në ndërmarrjen NPL Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

Sipas burimeve të IndeksOnline Sejdiu është djali i axhës së ish-deputetit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiut.
IndeksOnline po ashtu ka siguruar dokumentin në bazë të cilit është përzgjedhur për këtë pozitë nga bordi i drejtorëve në ndërmarrjen Stacioni i Autobusëve.

Ai ka fituar konkursin me 38 pikë.

Në dokument thuhet se Sejdiu i ka kaluar me sukses të dy fazat e intervistimit të kandidatëve.

Kundërshtar për pozitën Sekretar Koperativ Sejdiu kishte Erza Tullumi, e cila kishte marrë 35 pikë në intervista.

“ Rrjedhimisht z.Agron Sejdiu shpallet fitues i konkursit të rishpallur për Sekretar Koperativ të NPL Stacioni i Autobusëve sh.a Prishtinë, i shpallur fillimisht më 25.09.2019, intervistat për të cilin post u mbajtën në hapësirat e ndërrmarrjes”, thuhet në dokument.

Ndryshe, Dardan Sejdiu ishte nënkryetar i  Lëvizjes Vetëvendosje deri në momentin kur u nda kjo parti dhe ai kaloi në Partinë Socialdemokrate.

Me besim të plotë anëtarët e kësaj partie patën hyrë në garë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 por PSD pësoi debakël.

Tashmë, udhëheqësit e këtij subjekti politik duket se po kujdesen që t’i emërojnë njerëzit e afërt në ndërmarrjet të cilat menaxhohen nga Komuna e Prishtinës, në krye me ish- kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmetin.

Dardan Sejdiu më 2016 ishte i dyti në Komunën e Prishtinës, pra nënkryetar./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz