DJ Gimbo i revoltuar me Mirin pasi i kishte shprehur ndjenjat Selin: Burri plak, i martuar e me fëmijë
dp

Lexo edheÇka po ndodh me Edi Kuçin, befason me postimin e fundit (Foto)

Në spektaklin e së martës u publikua një klip i Mirit, ku tregonte se kishte ndjenja për Selin.
Kjo deklaratë trazoi shtëpinë dhe bëri që të gjithë të komentonin edhe më shumë situatën mes tyre.
E veç kësaj, nga kjo mbeti e tronditur edhe banorja, pasi nuk e priste një gjë të tillë.
Pas Prime, Selin dhe Gimbo kanë diskutuar për këtë, me banorin që ia përmendte vazhdimisht ndjenjat e tij.

Lexo edheÇka po ndodh me Edi Kuçin, befason me postimin e fundit (Foto)
“Çfarë llogarie duhet t’i jep publikut, edhe kishte prapë fytyrë të thoshte se unë të dua për lojë. A e dëgjove vet me gojën tënde, se ka pasur ndjenja për ty dhe vazhdon të ketë akoma”, tha DJ nga Kosova.
E më pas shtoi: “Burri plak i martuar me grua dhe me fëmijë. Që mua t’më kish ndodh më kish ardh marre dhe kisha gënjyer e kisha dalë nga këtu”.
Miri nga ana tjetër theksoi se kjo deklaratë u bë për lojë, jo se ka ndjenja për të.