Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDitëlindja e Yamalit bëhet ‘mollë sherri’, ndryshon plani për numrin 10 të...

Ditëlindja e Yamalit bëhet ‘mollë sherri’, ndryshon plani për numrin 10 të lojtarit

Të ngjajshme

Murali i Lamine Yamal shkatërrohet mes polemikave për ditëlindjen

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka dominuar titujt e...

Atletiko Madrid prezanton transferimin e ri

Atletiko Madrid ka zyrtarizuar transferimin e Johnny Cardoso. Mesfushori amarikan...

Barcelona ka vendosur që Lamine Yamal ta trashëgojë fanellën me numrin 10, por pa ceremoni madhështore, siç ishte planifikuar fillimisht.

Klubi kishte parashikuar një ngjarje zyrtare për ditëlindjen e 18-të të lojtarit dhe prezantimin e fanellës së re, por kjo u anullua pas polemikave që pasuan festën e organizuar nga Yamal për ditëlindje.

Klubi vendosi të mos rrezikojë që një moment simbolik – kalimi i fanellës legjendare të Messit – të zbehet nga debatet mediatike. Prandaj, prezantimi i numrit 10 për Yamal do të bëhet në mënyrë diskrete.

Ndërkohë, shumë tifozë janë përpjekur të blejnë fanellën e re të Barcelonës me numrin 10 të stampuar për Yamal, por në dyqanet zyrtare u është thënë se ende nuk është konfirmuar si numër përfundimtar.

Barcelona e ka rinovuar kontratën e Yamal deri në vitin 2031, ndërsa vetë lojtari ka lënë disa aludime në rrjetet sociale për numrin e ri. Megjithatë, prezantimi zyrtar do të mbahet larg syve të publikut, për të shmangur çdo devijim nga rëndësia simbolike e këtij momenti.

- Advertisement -

Të Fundit