back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeDitë e përgjakshme në Shqipëri: Tri vrasje dhe një shpërthim me tritol...

Ditë e përgjakshme në Shqipëri: Tri vrasje dhe një shpërthim me tritol brenda pak orëve

Të ngjajshme

Rama: Në fillim isha i hapur për bashkëpunim, pastaj pashë bllokadat e qëllimshme të VV-së

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Përparim Rama,...

Më 29 tetor nis regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta për balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për...

U dhanë mbi 55 milionë euro, por një muaj pas bie Njësia B2 – KEK-u s’konfirmon nëse po blen rrymë

Njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është jashtë funksionit...

Amir Rrahmani në bankën rezervë, për ndeshjen e Napolit ndaj Lecces

Lecce pret Napolin në stadiumin “Via del Mare” sonte në...

Katër ngjarje të rënda janë shënuar gjatë ditës së martë në Shqipëri, ku brenda pak orësh janë regjistruar tri vrasje dhe një shpërthim me tritol.

Në Shkodër, rreth mesditës, 38-vjeçari E. B., punonjës në administratën tatimore, mbeti i plagosur pasi mjetit të tij i ishte vendosur lëndë plasëse. Shpërthimi ndodhi në momentin kur ai ndezi veturën. Mbeti i plagosur, ndërsa policia po heton rrethanat dhe motivet e mundshme.

Ndërkohë, në Durrës, 25-vjeçari M. K. vrau me thikë babanë e tij, P. K. Konflikti dyshohet se ka ndodhur pas një debati të çastit, ndërsa autori është vënë në prangat e policisë.

Një tjetër vrasje u regjistrua në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. 34-vjeçari I. I., që punonte si kamerier, mbeti i vrarë me thikë nga kolegu i tij, F. Sh., i cili ushtronte profesionin e kuzhinierit në të njëjtin lokal. Nga dëshmitë paraprake, dyshohet se ngjarja ndodhi pas një konflikti për çështje pune.

Ngjarja e katërt u shënua në Berat, ku pas një zënke për motive të dobëta, 63-vjeçari K. M., i njohur edhe me emrin K. H., goditi me mjet prerës 42-vjeçarin K. H., i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz