back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeDita e parë e fushatës, ku do t’i mbajnë tubimet partitë

Dita e parë e fushatës, ku do t’i mbajnë tubimet partitë

Të ngjajshme

Një i lënduar nga zjarri te “Viva Fresh Family”, në Prishtinë

Një person është lënduar, si pasojë e zjarrit që...

Nesër nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si...

Fury thotë se “Mbreti” duhet të rikthehet në fronin e tij

Boksieri britanik Tyson Fury ka lënë të kuptohet se...

Nesër nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si...

Sot zyrtarisht partitë politike kanë filluar fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor, raporton Gazeta Express.

LDK e ka hapur zyrtarisht fushatën në ora 00:00 derisa partitë tjera kanë paralajmëruar që sot do të fillojnë me tubime në qytete të ndryshme.

Partia e parë që do të hapë zyrtarisht fushatën zgjedhore është FJALA, që kanë bërë të ditur se sot nga ora 11:00, do të hapin fushatën në një tubim para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Pas partisë FJALA, në Prishtinë do të hap fushatën edhe partia e udhëhequr nga Milaim Zeka.

Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK) hap zyrtarisht fushatën zgjedhore në hotel Grand në Prishtinë sot në ora 15:00.

Pas partisë PEK e FJALA, në ora 16:00 do të hapë zyrtarisht fushatën Lëvizja Vetëvendosje.

Këta për ta hapur fushatën kanë zgjedhur komunën e Mitrovicës, derisa, kjo do të bëhet në sallën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë.

Të njëjtën komunë e ka zgjedhur për ta nisur fushatën edhe partia e udhëhequr nga Kadri Veseli.

I njëjti me fillim nga ora 17:00, do të marrë pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore në Mitrovicë në sheshin “Mehë Uka” në këtë komunë.

Koalicioni 100 % që për kandidat për kryeministër ka Ramush Haradinaj ka zgjedhur Suharekën për nisje të fushatës.

AAK dhe PSD do të bëjnë hapjen zyrtare të fushatës në Suharekë në palestrën 13 qershori.

Në të njëjtën orë në kryeqytet koalicion NISMA-AKR-PSD, mban tubimin për hapjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare. Kjo do të bëhet në sallën 1 tetori.

Të fundit tubimin për hapje të fushatës do ta bën partia e udhëhequr nga Isa Mustafa.

LDK hap zyrtarisht fushatën në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë në ora 19:00./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz