Komuna e Skenderajt së fundmi vendosi që dita e dielë të jetë pushim për të gjithë bizneset në sektorin privat.
Dënimin e këtij vendimi duket se do ta paguajnë qytetarët e Skenderajt, transmeton Indeksonline.
Në një informatë që ka siguruar Indeksonline, besohet se qendrat tregtare po e shqyrtojnë mundësinë e largimit të disa punëtorëve.
Pasi vendimi i kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari që e diela të jetë pushim, i dëmton bizneset e tyre.
Përveç Skenderajt, edhe disa qytete tjera në Kosovë kanë vendosur që dita e diele të jetë pushim.
Një lexues i portalit DrenicaPress ka shkruar se punëdhënësi e ka paralajmëruar për largim nga puna ngase e diela ditw pushim i dëmtona ata.
“Përshendetje Drenica Press – Po ua përcjellë një lajm shqetësues sa i përket qytetit të Skenderajit, pasi Komuna vendosi që e diela të jetë pushim për sektortin privat. Qendrat tregtare në Skenderaj do t’i largojnë nga puna disa nga puntorët e tyre njëri nder ta jam edhe unë që punoj në market të madh, por ashtu na u tha sot, që nga nesër do të merret vendim që disa puntor të largohen nga puna, pasi vendimi i kryetarit për të mos punuar të dielen i dëmton ata”, ka shkruar një lexues i portalit DrenicaPress.
Drenicapress do të kontaktoj edhe me qerndrat tregtare për të mësuar më shumë për shqetësimet e Qendrave Tregtare rreth pushimit që do të kenë diten e diele.
Komuna e Skenderajt po ndjek shembullin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, ku të dieleve nuk punon asnjë biznes i madh tregtar. E një hap të tillë duket se do ta ndjek edhe Prishtina, e cila ka paralajmëruar që në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal do ta shqyrëtoj këtë mundësi./Drenicapress/Indeksonline